SHPËRNDAJE

Pushteti Lokal ditë më parë ka publikuar vendimin mbi ndarjen e mjeteve financiare për media, vendim ky të cilin kryetari i APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti e konsideron jo të drejt.

Sipas Pajazitit përfitues të konkursit janë, Bashkëpunëtorë të kryetarit në kabinet, Bashkëpartiak të tij, Njerëz që shpifin, linçojnë, përbuzin e shajnë çdokend që mendon ndryshe. Postimi i plotë i Pajazitit:

“Ndarja e mjeteve nga buxheti i Komunës së Bujanocit për bashkëfinancim të projekteve për realizimin e interesit publik në fushën e informimit në teritorin e komunës së Bujanocit për vitin 2019”

Në shikim të parë ky titull nuk është i keq, por nëse analizohet me kujdes lista e përfituesve nga ky konkurs, vihet re krejt diçka tjetër. Këtu gjejmë përfitues të ndryshëm, si: Bashkëpunëtorë të kryetarit në kabinet, Bashkëpartiak të tij, Njerëz që shpifin, linçojnë, përbuzin e shajnë çdokend që mendon ndryshe,

Aty ka ekonomista, jurista, bllokagjinjë e njerëz pa shkollë, Ka portale që ekzistojnë në letër, por jo edhe në praktikë, Ka mediume që i shërbejnë kryetarit edhe në Preshevë,

Gjejmë 2-3 përfitues të një shtëpie, Ka portale që në çdo 6 muaj e postojnë nga një lajm (copy-paste), Ka gjithçka, e më së paku ka gazetarë!

Në fakt nuk keni gabu shumë, vetëm një fjalë duhet të ndryshohet në këtë titull, në vend të fjalës INFORMIM duhet të bëhet DEZINFORMIM”, ka shkruar Pajaziti./presheva.com/