SHPËRNDAJE

Partia Demokratike të enjtën zyrtarisht ka filluar fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 21 qershor.

Në prani të qindra qytetarëve të komunës së Bujanocit dhe duke respektuar masat në fuqi të gjendjes së krijuar nga pandemia, PD shpalosi programin zgjedhorë me të cilin do të garojë për mandatin e ardhshëm 4 vjeçarë për parlament lokal.

Programin e Partisë Demokratike para të pranishmiv e paraqit Sali Salihi kreyatë i formumit rinor të këtij subjekti politik i cili për zgjedhjet e 21 qershorit është çertifikuar me numrin 1 në listën zgjedhore.

Salihi paraqiti të gjitha fushat me rëndësi jetike për qytetarët e komunës së Buajanocit në të cilat do të punohet për të përmirësuar jetën e qytetarëve, duke radhitur edhe ngecjet e pushtetit aktual.

Për rolin dhe rëndësinë e gruas, foli kryetarja e forumit të gruas Adelina Bruçaj Hasani.

Hasani potencoi se, Partia Demokratike është partia e vetme që femra ka mundësinë e fjalës së lirë dhe vendimarrjes.

Kryesuesi i listës njëherit kandidati për Kryetarë të komunës Nagip Arifi para të pranishmiv kërkoi që të vetëdijësohen me ngecjet dhe keqmenaxhimete e njëpasnjëshme të pushtetit aktual, sepse siç tha Arifi kjo qeverisje ka punuar në dëm të populltës dhe jo për përmirësimin e jetës dhe kushteve të tyre.

Arifi gjithashtu theksoi se, subjektet politike shqiptare nuk janë kudnërshtarët tanë ata janë vetëm rival politik, pa përmendur vija të kuqe./presheva.com/