SHPËRNDAJE

Bllokadat e njëpasnjëshme financiare që kanë kapluar pushtetin lokal të Bujanocit, pasojat po i vuajnë edhe punëtorët e arsimit në shkollat e mesme dhe ato fillore. Presheva.com gjatë një hulumtimi ka zbuluar se, mëse dy muaj punëtorët e arsimit në komunën e Bujanocit kanë ngelur pa shpenzimet e rrugës, mjete të cilat sigurohen nga pushteti lokal.

Në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc sipas burimeve brenda shkollës, pushteti lokal nuk i ka paguar shpenzimet e rrugës punëtorëve për muajt prill dhe maj, ndërkohë që në shum shkolla tjera këto shpenzime thuet se nuk janë paguar edhe për muajin mars. Presheva.com ka kontakuar edhe disa shkolla fillore të komunës së Bujanocit të cilat kanë bërë të ditur se shpenzimet e rrugës nuk i kanë marrë për dy muaj rresht.

“Ky është një skandal i pushtetit lokal i cili tashmë ka marrë përmasa të gjera në keçmenaxhimin dhe keçpërdorimin e mjeteve financiare. Kjo periudhë ka qenë edhe në kohën e diktaturës dhe për fat të keq po kthehet edhe tash, kur punëtorët e arsimit punonin për një pako cigare në muaj, ndërsa tash vet duhet i mbulojnë shpenzimet e rrugës” ka thënë një profesor i shkollës së mesme për Presheva.com.

Gjatë bisedës me përfaqësues të shkollave është bërë e ditur se përveç shpenzimeve të rrugës shum shkolla po përballen edhe me mungesën e mjeteve financiare që sigurohen nga pushteti loka për mbulimin e shpenzimeve të përhershme, siç janë, rryma shpenzimet për material higjienik dhe faturat e ndryshem që mbulohen nga buxheti komunal./presheva.com/