SHPËRNDAJE

Banorët e në veçanti nxënësit e fshatit Letovicë të Komunës së Bujanocit me vite të tëra janë përballur me vështirësit e qarkullimit në një nga rrugicat më të frekuentuara, e cila lidh lagjet në një vijë më të shkurtër, sidomos për nxënësit që vijojnë shkollën.

Kjo rrugicë, gjegjësisht urë, që tashmë është përuruar me ndihmën financiare të banorëve e veçmas mërgates së këtij vendbanimi jo vetëm se i ka shkurtuar udhëtimin nxënësve nga një lagje deri te objekti i shkollës, ajo njëkohësisht edhe i ka siguruar qarkullim të sigurtë, sepse deri më tash banorët e veçmas nxënësit është dashur që të qarkullojnë, përmes një përroi, ku gjatë reshjeve të shiut aty janë grumbulluar ujrat nga përonjtë.

Në postimin e rrjetit social të fshatit Letovicë thuhet: “Ka përfundar projekti i ndërtimit të urës për këmbësor e cila të shpie te shkolla ku ka qenë shumë e nevojshme për nxënësit e fshatit. Në këtë projekt ka qenë në plan dhe zgjërimi i rrugës kryesore tek Ura (te Haxhi Dini) ku edhe ky projekt është kryer me sukses.

Punëkryesi ka qe Muharrem Dauti me bashkpuntort e tij. Falemnderojm të gjithë ata që jan kontribus në Fondin e Letovicës ku me donacionet e tyre e bëjn të mundër që ky #Fond të realizoj projekte të tilla.

Për tu informuar më mirë bashkatdhetarët tanë në diasporë për projektet e kryera dhe ato që jan në plan për të ardhmen kan mundësin që më 09 nëntor ora 17:30 të marrin pjes në mbremjen festive e cila organizohet në Zvicërr nga Fondi i Letovicës.” Thuhet në rrjetin social të fshatit Letovicë./presheva.com/