SHPËRNDAJE

Ditëve të fundit policia lokale ka filluar që ti vizitojë në adresa shtëpiake dhe t’i thërras në telefon personat të cilët, 2-3 ditë para se të hyjë në fuqi mbyllja e kufijëve kanë kaluar kufirin, si dhe ata të cilët në këtë periudhë kanë kaluar kufirin Sërbi – Maqedoni e Veriut dhe anasjelltas edhe nëse atë e kanë bërë brenda ditës për furnizime.

Presheva.com ka mësuar nga burimet e sigurta se, sot dhe dje disa nga personat janë kontaktuar përmes telefonit nga organet e rendit dhe iu është kërkuar që të vet izolohen, poashtu gjatë ditës së djeshme policia ka shkuar edhe në adresa shtëpiake për t’ia sqaruar vet izolimin këtyre personave.

Sipas informatave që ka siguruar portali, edhe ditëve në vijim do të vazhdojë një gjë e tillë, personat që konstatohen se kanë kaluar kufirin disa ditë para se të hyjë në fuqi mbyllja e tyre, ata do të vet izolohen dhe duhet që ti përfillin masat e tilla në të kundërtën do të pasojë edhe gjoba.

Sipas gjitha gjasave edhe këta persona do të jenë pjes e testimit masiv ndaj korona virusit në Sërbi./presheva.com/