SHPËRNDAJE

Vendbanimet Rabnabuçë, Çarr dhe Gjergjec të cilat gravitojnë në kuadër të Bashkësisë Lokale të fshati Muhoc në Malësin e Bujanocit, banorët e të cilëve përveç vështirësive socio-ekonomike po përballen edhe me mungesën e infrastrukturës, gjegjësisht të rrugëve, të cilat pas reshjeve të shiut apo edhe borës po mbesin të zilouar në shtëpitë e tyre.

Kryetari i Bashkësisë Lokale të Muhocit Xhevat Hasani, i ka thënë presheva.com se, “çdo ditë kemi shpërnguljes të popullatës për një jetë më të mirë, sepse këtu nuk ka perspektivë dhe as punësim”. Sipas Hasanit bujqësia është e vetmja fushë që i sjellë të ardhura këtyre pak banorëve edhe pse dita ditës edhe kjo po zbehet, për shkak të pamundësisë që të sigurohen të ardhura të mjaftueshme.

Aktualisht në fshatin Muhoc jetojnë rreth 300 banorë, në krahasim me 1500 sa ka patur dikur në këtë Bashkësi Lokale. Nga 120 shtëpi të banueshme dikurë aktualisht ka rreth 50 të cilat kryesisht janë të banueshme me popullatë të moshuar, ndërsa në regjistrin e votimit nga 1000 banorë sa kanë qenë dikur tash mund të llogariten rreth 300, thotë Hasani.

Fshati Muhoc posedon edhe ambulantën ku banorët mund ti kryejnë kontrollat dy herë në javë, të martën dhe të enjtën sepse vetëm në këto dita vjen mjeku, por problem edhe më tej mbetet sistemi kompjuterik që akoma nuk është në funksion dhe kjo po shkakton problem shtesë.

Sa i përket barnatores, sipas Hasanit ajo funksionon vetëm verës edhe atë jo rregullisht, ndërsa gjatë sezonit të Dimrit është jasht funksionit dhe kështu muhocasit të shumtën e kohës janë pa barëra.

Sipas kryetarit Hasani, pushteti lokal e ka harruar këtë vendbanim, “tri vitet e fundit të kësaj qeverisje në fshatin Muhoc nuk është investuar asnjë dinarë edhe pse kemi nevojë për disa gjëra sikurse një pjes që ka mbetur pa ndriçim publik, disa rrugica që kanë mbetur pa asfaltuar e mnos të flasim për punësim.

Edhe pse rregullisht kemi kërkuar që të investohet, kemi paraqitur edhe projekte por ato hasin në veshë të shurdhër dhe kështu në tri vitet e fundit këtu nuk është investuar asnjë dinarë.

Kurse sa i përket fshatit Çarr po mbushen tri vite që askush nuk ka dalë ti rregullojë të paktën rrugën që të mund të qarkullojnë, ata banorë me shumë vështirësi kalojnë në këmbë e mos të flasim me vetura” thotë Hasani./presheva.com/