SHPËRNDAJE

Nuk janë të rralla rastet kur dita e parë e punës (e Hëna) qytetin e Bujanocit e gjenë në laramani nga mbeturinat, sidomos në vendet publike ku ato janë më së shumti të dukshme, por që nuk e pengojnë askend dhe kështu vazhdonë tutje deri sa mbeturinat arrijë të pengojnë këmbësorët dhe qarkullimin e lirë.

Presheva.com, ka siguruar disa foto të cilat tregojnë se mbeturinat janë vend e pavënd, ato hudhen nga personat e papërgjegjshëm aty ku ti dojë qejfi, por duke patur parasysh se askush nuk i largon, siduket nuk përbëjnë ndonjë pengesë të madhe përveç pamjes së shëmtuar.

Dy vendet më të frekuentuara parku i qytetit dhe shtëpia e shëndetit mund të shëndërrohen edhe në mini deponi. Në vend se këto dy vende të shërbejnë, njëri për relaks dhe shëtitje dhe tjetri për shërim, po ndodh e kundërta, parku i qytetit po kundërmon nga era kurse përballë Shtëpisë së Shëndetit po formohet miniedeponia e cila mund ti “DEZ” – INFEKTOJË pacientët. Kalimtarë të rasit i kanë thënë Presheva.com, se kjo pamje është një mjerim, si ka mundësi që përball shtëpisë së shëndetit të hudhen mbeturina dhe askush me ditë të tëra mos ti pastrojë ato, në vend se këtu të dominojë pastërtia kjo pamje edhe më shumë i sëmurë njerzit, kanë thënë kalimtarët.

Autoritetet lokale kanë formuan një “Komision për përcjelljen e kualitetit të pastërtisë” për shkak të llogarisë prej 1.2 milion dinarë për pastrimin e rrugëve, sheshit të qytetit dhe parkut, të cilin NP “Komunalia” ia paraqet çdo muaj Komunës së Bujanocit. Sipas nënkryetarit të komunës Stojança Arsiç, puna e komisionit treanëtarësh është që të vërtetotë se cilat rrugë të qytetit pastrohen dhe sa herë në javë. “Pagesa ka filluar me llogaritë prej 900,000 deri në një milion dinarë, por për shkak se faturat po rriten duam të dijmë se çfarë po paguajmë.

Pastrimi kryhet sipas urdhëresës së vetëqeverisjes lokale dhe nuk dimë se cila rrugë po pastrohet, sipërfaqen e përgjithshme dhe as sa muaj gjatë vitit”, ka thënë Arsiç. Nga ana tjetër drejtori teknik i NP Komunalis Ilir Taipi, beson se nuk ka asgjë diskutabile për vlerën prej 1.2 milion dinarë në muaj për pastrimin rrugëve, duke theksuar se, shërbim i Komunalisë pastron qytetin gjatë gjithë vitit, sepse gjatë dimrit “pastron borën në shesh, park dhe rrugën kryesore”.

“Pastrimi i rrugëve është pikë e veçantë në buxhetin komunal sepse bëhet sipas urdhërit ose kërkesës së veçantë të Komunës për të cilën edhe lëshohet faturëi”, ka theksuar Taipi. Për këtë qëllim, në buxhetin për vitin 2019 janë paraparë 12 milion dinarë. Ndërmarrja publike komunalia udhëhiqet nga partneri i koalicionit PVD-UDSH, dhe pas kritikave të zëvendës kryetarit Arsiç që i ka lansuar në drejtim të udhëheqësisë së JP Komunalisë, askush nga pushteti lokal nuk e ka parë të udhës që ti dalë në ndihmë partnerit të koalicionit.(presheva.com)