SHPËRNDAJE

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Komunal të mbajtur të mërkurën është aprovuar rishikimi i buxhetit të komunës së Bujanocit, këtë sipas burimeve të presheva.com, Kryetari i komunës Shaip Kamberi e ka arsyetuar duke potencuar se “rebalanci i buxhetit ndër të tjera është propozuar edhe për arsye se komuna ka 30 milionë dinarë të humbura nga kontekstet gjyqësore të më pashme dhe gjithashtu në arkën e komunës më nuk do të ketë të ardhura nga taksa e Distribucionit.

Sipas informatave jozyrtare të cilat i ka grumbulluar presheva.com nga këshilltarë e KK të Bujanocit të cilët tashmë e kanë marë materialin e seancës së KK që do të mbahet të hënën ku është edhe pika e rendit të ditës rishikimi i buxhetit, rreth 37 milion dinarë do të parashihen për asfaltimin e rrugës në fshatin Rakoc, mjete këto që do të barten nga projektet siç janë: 27 milion dinarë nga projekti i asfaltimit të rrugës Muhoc-Zarbincë, 5 milion dinarë nga projekti i rregullimit të tregut të kafshëve mjete të Trupit koordinues dhe 11 milion dinarë mjete nga Trupi koordinues 5.5 milion për rrugën e Rakocit ndërsa 5.5 milion për rregullimin e disa përronjëve në fshatin Tërrnoc.

Jozyrtarisht është mësuar se pushteti lokal nuk ka mundur ta realizojë edhe projektin për rregullimin e tregut të kafshëve në vlerë rreth 15 milion dinarë të financuar nga UNDP-ja, mjete këto të cilat kjo e fundit më pas i ka destinuar në komunat tjera, duke lënë kështu këtë projekt tejet të rëndësishëm për tregëtarët e kafshëve të pa realizueshëm./presheva.com/