SHPËRNDAJE

Seanca e fundit e Kuvendit komunal të Bujanocit, dallohet nga ato të mëparshmet, për shkak rishikimit të buxhetit për vitin 2017 dhe replikave pa fund, mes opozitës dhe pozitës.
Këshilltarët e Partisë Demokratike të Nagip Arifit, të vetmit subjekt politik shqiptar opozitar në Bujanoc edhe kësaj radhe e keqpërdorën foltoren e organit më të lartë të pushtetit vendor, me akuza pa mbulesë të kreut të ekzekutivit Shaip Kamberi.

Njëri nga më të zëshëm e kësaj seance, ishte shefi i grupit të këshilltarëve “demokratë”, Hajredin Hyda, i cili, nuk i përmbahej rendit të ditës, duke kërkuar nga kryetari Kamberi, të kërkoj falje për kinse fyerjen ndaj subjektit të tij.

“Kërkojmë që kryetari Kamberi t’i kërkoj falje rreth 5000 mijë anëtarëve të partisë së tij, të cilët janë ofenduar nga deklarata e kryetarit Kamberi, i cili e ka quajtur Partinë Demokratike “prostitutë politike”, u shpreh i mllefosur Hyda. Ngjashëm tha edhe kryetari i Partisë Demokratike, Nagip Arifi, duke u thirrur në dëshmi se “kryetari Kamberi ka ofenduar dhe sipas tij ofendojnë ata që vet janë të pa moralshëm”.

I menjëhershëm ishte reagimi i Ragmi Mustafës, shef i grupit të këshilltarëve, nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik, i cili tha se “sa i përket kërkim faljes është Hajredin Hyda ai që duhet ti kërkoj falje popullit shqiptar për shkak të largimit të punëtorëve nga puna në bashkëpunim me inspektorët serb ku edhe posedon një dokumentacion për këtë”.

Pas debateve të nxehta mes pozitës dhe opozitës, kjo e dyta si gjithherë, i braktisi punimet e Kuvedndit, duke treguar një shembull të keq të jokonstruktivitetet, të cilët elektorati i ka votuar për të kontribuar në parlament e jo për të kritikuar për poena të ulët politik.

Pavarësisht, debateve të acaruara kuvendore, të cilat nuk kishte nevojë të cenonin moralin e askujt, u miratua rebalanci i buxhetit komunal të Bujnaocit, prej afro 970 milion dinarë, i cili do të destinohet për financimin e bujqësisë dhe bizneseve tjera lokale.

Zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike, në Komunën e Bujanocit, janë treguesit e vërtetë të qeverisjes së mirë lokale të kryetarit Kamberi, i cili nuk ka nevojë t’i kërkoj falje askujt, aq më pak një subjekti politik, i cili deri dje ka qenë në pushtet e tani e ha bukën e Bujanocit e i banë gajlet e Preshevës, duke mbjell përçarje dhe hasmëri ndërshqiptare, të cilat çojnë ujë në mulli të Beogradit.

Sevdail Hyseni