SHPËRNDAJE

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike në Bujanoc Sali Salihi në një postim në rrejtin social ka kritikuar udhëeqjen 4 vjeçare të pushtetit aktual në Bujanoc, duke e cilësuar si manipulues të rinisë dhe keqqeverisje e cila po përballet me gjendje të rëndë financiare.

Salihi në postimin e tij të cilin ia ka konfirmuar edhe presheva.com ka shkruar, “Nuk është në rregull që komuna e Bujanocit të jetë pranë bankrotit, të mos ketë mundësi t’i paguajë borxhet ndaj bashkësive lokale, shkollave, e shpenzimeve të rrugës për punëtorët, e në anën tjetër të shpallë konkurset për financimet e organizatave joqeveritare dhe mediumeve.

Nxitimi për shpalljen e këtyre konkurseve nuk paraqet asgjë tjetër veçse tentim për t’ia mbyllur gojën atyreve që sot do të ishin më të zëshmit për keqqeverisjen katër vjeçare.” Ka thënë Salihi.

Ai gjithashtu ka shkruar se, “nuk është në rregull që të rinjtë e diplomuar të mbahen peng për muaj me rradhë për t’ia filluar aftësimit profesional, duke tentuar që t’i kushtëzojnë me dhënien e votës.

Nëse dikush ka menduar ta manipulojë rininë në këtë mënyrë, ka gabuar rëndë. Ata janë shumë më intelegjent se sa që mendojnë një grusht individësh në pushtet”.

Sipas tij, nuk është në rregull që bursat e studentëve të jipen gjatë fushatës zgjedhore (kuptohet, nëse mbetet naj dinarë deri atëherë), e që pastaj pushtetarët ta llogarisin si sukses të vetin.

Do të kemi edhe shumë konkurse tjerë të shpallur këto dy muajt e fundit të keqqeverisjes lokale në Bujanoc, por ato do të mbeten vetëm në letër, sepse komuna po përballet me gjendje të rëndë financiare, ka thënë ndër të tjerash Sali Salihi, anëtarë i kryesisë së PD-së, subjekt ky që synon marrjen e timonit të pushtetit lokal në Bujanoc./prehesva.com/