SHPËRNDAJE

Përderi sa Tërrnocin shumë zyrtarë serb e kanë konsideruar si fole të terroristëve, veqmas këtyre ditëve kur po shënohet manifestimi tradicional “Ditët e Komandant Lleshit” dhe “pluhuri” i madh që është ngritur në media të ndryshme serbe sikurse edhe tek zyrtarët shtetërorë dhe lokal serb duke përsëritur disa herë fjalën terrorizëm dhe terroristë, në mes të fshatit Tërrnoc të Bujanocit serbi nga Vratagoshti komuna e Vranjës bashk me të bijën po bëjnë tregëti duke shitur luleshtrydhe (dredhëza). Presheva.com ka biseduar me banorët e fshatit për të marrë opinionet e tyre rreth kësaj. “Kjo është një dëshmi e mjaftueshme për ti treguar Sërbisë se Tërrnoci nuk është vend i terroristëve dhe se në Tërrnoc mund të hyjë lirshëm dhe të dalë kushdo qoftë, dhe në asnjë vendbanim shqiptarë të Luginës nuk ka terroristë” kështu është shprehur njëri nga banorët i cili ishte ulur përskaj rruges dhe po e shikonte se si serbi nga Vratagoshti në muajin e bekuar të Ramazanit po shet prodhimet e tij në mes të fshatit.

“Kjo nuk është hera e parë që serbët e vendbanimeve të ndryshme vijnë dhe shesin prodhimet e tyre, kurr nuk ka patur ndonjë mosmarrveshje apo incident, kanë shitur tërë ditën, me veti kanë patur edhe fëmijët, sidomos në periudhën kur piqet shalqini dhe rrushi të shumtë janë serbët që vijnë për të shitur” thotë një tjetër banor i fshatit. Plaku nga Vratagoshti komuna e Vranjës dhe vajza janë të njohur për banorët, sipas tyre ata qdo vitë vijnë për të shitur prodhimet e tyre. “Askund më i sigurtë nuk ndihem, asnjëherë nuk kam patur problem me tërrnocali, gjithmonë jam ndarë i kënaqur” thotë serbi gjatë bisedës me blerësit kur i shetë luleshtrydhet. Për dallim me serbin që shet në mes të Tërrnocit, nuk mbahet mend që shqiptarët të shkojnë në vendbanimet serbe për të shitur prodhimet e tyre sidomos të shoqëruar nga vajzat e tyre./presheva.com/