SHPËRNDAJE

”Për një Tërnoc të pastër” ishte ky aktiviteti që sot realizuan nxënësit e Shkllës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc në bashkëpunim me Lidhjen e Mërgimtarëve të Tërnocit (LMT) me seli në Zvicër.

Ky aktivitet është realizuar me ndihmën e nxënësve të klasëve të shtata dhe të teta të Shkollës qëndrore dhe paraleles në lagjen e Strukarëve të shoqëruar nga kujdestarët e klasëve. Aktiviteti ka patur për qëllim që të vetëdijësojë nxënësit, sikurse edhe banorët për një ambient të pastërt, gjegjësisht për një Tërnoc të pastërt.

Naser Zahiri u.d i Drejrtorit të kësaj vatre arsimore është shprehur se, “Ishte kënaqësi që sot në mesin tonë patëm përfaqësuesin e LMT-së Menur Muratin të cilët e përkrahën këtë aktivitet që ka një rëndësi të veçantë në vetëdijësimin e nxënësve dhe bashkëvendasve tanë, që ta kemi një ambient të pastërt.

Një kontribut të madh në këtë drejtim kan dhënë edhe nxënësit të cilët iu kanë përgjigjur këtij aktiviteti të shoqëruar nga kujdestarët e klasëve. Kjo tregonë se aktivitete e tilla me pak përkushtim dhe ndihmë të bashkëvendasve tanë mund të kenë suksese edhe në të ardhmën në realizimin edhe të aktiviteteve tjera” u shpreh Zahiri.

Drejtori faleminderoi të gjith ata që kontribuan në këtë organizim. Përfaqësuesi i LMT-së Menur Murati për të gjithë nxënësit që kanë marrë pjesë në këtë aktivitet i ka siguruar ushqimin, por ajo që vlenë të theksohet është fakti se gjatë tërë kohës ka mbizotëruar harmonia mes nxënësve të cileët janë përshëndetur edhe nga banorët.

Zahiri që nga marrja e postit të Drjetorit, ka ndërmarrë një sër aktivitetesh që kanë reflektuar shum pozitivisht në mbarvajtjen e procesit adukativo-arsimorë, sidomos në sigurinë e nxënësve në këtë Shkollë./presheva.com/