SHPËRNDAJE

Nën shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërrnoc sot është zhvilluar një aktivitet sportive me qëllim të përafrimit të nxënësve të nga shkolla të ndryshme.

Në këtë aktivitet sportiv kanë prezantuar nxënësit e shkollës nikoqire “Muharrem Kadriu” nga Tërrnoci të shoqëruar nga profesori Ridvan Ymeri, nxënësit e shkollës fillore “Dituria” nga Corrotica komuna e Preshevës të shoqëruar nga profesori Xheladin Bajrami dhe nxënësit e shkollës fillore “Sami Frashëri” nga Lluçani të shoqëruar nga profesori Fadil Ebibi.

Sipas drejtorit të shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërrnoc Naser Zahirit, qëllimi kryesorë i këtij aktivitetit është që ti ofrojnë nëxënësit mes veti por njëkohësisht edhe të senzibilizohet sporti i Volejbollit i cili krahas futbollit është duke ngecur.

Sipas Zahirit, aktivitetë të ngjashme do të ketë edhe në të ardhmën e të cilat gjithmonë kanë për gjëllim që të hecim një hap përpara në procesin edukativoarsimorë.

Një risi e parë në këtë aktivitet është se djemt dhe vajzat luajnë bashkarsiht, gjegjësisht një përzierje gjinish, por kjo sipas drejtorit Zahiri, praktikohet gjithkund në Bote pse jo edhe në këtë shkollë, kur dihet se gjinia femrore është shtylla e një shoqërie.

Ndërsa profesori i Edukates Fizike Ridvan Ymeri u shpreh se, “ky aktivitet ka karakter vëllazërorë me qëllim që edhe në të ardhmën të zhvillojmë lojëra të përbashkëta sepse kjo i mundësonë që nxënësit të njihen më mirë mes veti. Ymëri thotë se aktivitetet e tilla kanë qëllim shum pozitiv edhe në suksesin e nxënësve./presheva.com/