SHPËRNDAJE

Banorë e fshatit Breznicë edhe më tej janë duke u përballur me problemet e furnizimit më ujë të pijshëm, këtë e ka deklaruar në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal Shpend Xhelili këshilltarë nga fshati Breznic komuna e Buajnocit. në deklaratën dhënë presheva.com, Xhelili është shprehur se, ajo çka është më shqetësuese, është fakti se ekziston rrjeti i ujësjellësit, të gjitha gypat janë në funksion por ne po i vuajmë pasojat e për shkak të një menaxhimi jo të duhur.

Ndërsa fshati Breznic e ulët ka mëse një vit që nuk ka ujë të pijshëm edhe përkundër njoftimeve që i kemi bërë në Ndërmarrjen Publike Komunalia, është shprehur Xhelili.

Për Xhelilin mos vazhdimi i kontratës të mirëmbajtësit të rrjetit të ujësjellësit, veteranit të UÇPMB-së, është një shqetësim në vete për banorët e Breznicës sepse tash rrejti ka mbetur pa mirëmbajtës dhe kjo sa shkon e rrit shqetësimet e për breznicasit të cilët i druhen edhe kualitetit të ujit, e veçanarisht ndonjë epidemie.

Më poshtë mund ta ndiqni edhe intervistën e plotë të Shpend Xhelilit këshilltarë në Kuvendin Komunal të Bujanocit nga fshati Breznicë./presheva.com/