SHPËRNDAJE

Rasti i shumëpërfolur nga opozita në KK të Bujanocit për, siç është potencuar, vjedhjen e shtesave të fëmijëve dhe leonave, akoma nuk është shqyrtuar nga komisioni i formuar nga kryeshefi i Administratës komunale.

Nga viti i kaluar ende po mbahet pezull rasti i lartpërmendur, komisioni 3 gjegjësisht 2 anëtarësh akoma nuk ka arritur që të japë një përgjigje përfundimtare.

Edhe përkundër debateve të shumta dhe aktiviteteve që ka ndërmarrë opozita, komisioni vazhdon të heshtë, sikurse edhe drejtësia që deri më tash nuk ka ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim, pavarësisht debateve publike në seancat e KK.

RTB lidhur me këtë çështje për dy ditë radhazi ka tentuar të kontaktojë anëtarin e komisionit Agon Islamin i cili ditën e parë ishte arsyetuar se anëtari tjetër Mustafë Alishani e ka ditëlindjen dhe nuk ka kohë për deklaratë edhe përkundër faktit se RTB e ka kontaktuar gjatë orarit të punës.

Ndërsa ditën e dytë Islami ka thënë se është në një udhëtim zyrtarë dhe nuk mund të jap përgjigje lidhur me këtë. Vlenë të theksohet se, anëtari i tretë Boban Pavlloviq pak kohë pas emrimit si anëtarë i komisionit ka dhënë dorëheqje me shkrim nga ky komision për arsyeje të angazhimeve tjera.

Në një shkresë të cilën posta ia ka dërguar Administratës komunale kohë më parë ëshë konfirmuar se në shifrën e personit përgjegjës, për të cilin dyshohet se ka kryer keçpërdorime të shtesave të fëmijëve, ka patur gabime.

Si do që të jetë, komisioni për shqyrtimin e rastit nuk ka mundur edhe pas gjith kësaj periudhe të dalë me një qëndrim përfundimtarë, ndërkohë as organet e drejtësisë nuk kanë nisur një procedurë lidhur me zbardhjen e rastit.

Siç është mësuar jozyrtarisht nga burimet e presheva.com, personit për të cilin opozita dyshon se ka kryer keçpërdorimin fizikisht iu është ndërruar vendi i punës por nëse një gjë e tillë është ndryshuar edhe me dokumente kjo nuk dihet./presheva.com/