SHPËRNDAJE

Në prill të këtij viti në rrejtin social të Komunës së Bujanocit të cilin pushteti lokal pothuajse e ka të vetmin burim të informimit duke mos i kushtuar shum vëmendje faqës zyrtare, ka postuar një shkrim ku thuhet: “4.7 milionë dinarë për Bujanocin – Kuvendi Komunal i Bujanocit me sistem krejtësisht elektronik.

Komuna e Bujanocit është përfituese e 4.7 milion dinarëve për sistemin elektronik të udhëheqjes dhe votimit në Seancat e Kuvendit komunal.

Me realizimin e këtij projekti do të mundësohet digjitalizimi i plotë i Kuvendit dhe Seancave të Kuvendit komunal. Mjetet janë siguruar nga Ministria e pushtetit lokal” thuhet në postimin e 17 prillit 2019.

Instalimi i sistemi elektronik është kryer gjatë pushimeve verore gati tre muaj pas kësaj informate që do të thotë se këshilltarët komunal me sistemin e ri nuk kanë mbajtur më shumë se 3 mbledhje që sipas njërit prej tyre “2 kanë qenë të hajrit 1 jo hajrit”.

“Sistemi i instaluar është parë se është nga më të thjeshtit dhe për këtë arsyeje ka ardhur edhe deri te dëmtimi i tij akoma pa përfundur viti kalendarik i KK të Bujanocit”.

Megjithatë mbetet diskutabile nëse këshilltarët e KK Komunal të Bujanocit janë të pakujdesshëm ndaj sistemit të ndjeshëm, apo sistemi është nga kualiteti i dobët?/presheva.com/