SHPËRNDAJE

Administrata komunale e Buajnocit ka shpall thirrjen e katërtë publike për realizimin e praktikës profesionale për vitin kalendarik 2019-2020.

Sikurse viteve tjera edhe këtë vit programi i praktikës profesionale i dedikohet personave të kualifikuar të cilët janë të papunë, që për herë të parë aftësohen profesionalisht për profesionet të cilat i kanë fituar për llojin dhe shkallën e caktuar profesionale, me qëllim të afëtsimit për punë të pavarur dhe të dhënies së provimit profesional, në pajtim me ligjin ose me aktin e përgjithshëm të punëdhënësit.

Programi i praktikës profesionale zgjatë në pajtim me ligjin, gjegjësisht në pajtim me aktin mbi organizimin dhe sistematizimin e punëve të punëdhënësi, edhe ate:

– Deri në 12 muaj për praktikantët me përgatitje të lartë apo superiore.

– 6 muaj për personat të cilët kanë të kryer shkollën e mesme.

Programi i praktikës profesionale shpesh ka qenë debat i nxehtë edhe në seancat e Kuvendit Komunal, sidomos nga radhët e opozitës janë lansuar kritika në drejtim të Administratës për gjoja angazhim të personave në vende jo adekuate për ku janë aftësuar si dhe në vija partiake.

Siç raporton RTB, lidhur me shpalljen e fundit RTB nga personat brenda subjekteve politike që udhëheqin me Pushtetin lokal, ka mësuar se ky konkurs është shpallë sa për arsyetim ligjor, sepse personat që do të përfitojnë nga kjo shpallje vetëm se janë përzgjedhur dy muaj më pare, kanë thënë këta persona të njohur për redaksin e RTB-së./presheva.com/