SHPËRNDAJE

Grupi i këshilltarëve në Asamblenë Komunale të Bujanocit “Aleksandër Vuçiç, Sërbia fiton” i ka paraqitur sot Kuvendit Komunal të Bujanocit krkesë që në mbledhjen e parë të radhës të Asamblesë Komunale ta propozoj në rend të ditës si pikë të veçantë të rendit të ditës, Raportin e drejtorit të shtëpisë së shëndetit në Bujanoc mbi rrethanat e fotografisë të Sasha Arsiqit të teknikut kryesorë medicinal në repartin e ndihmës së shpejtë të shtëpisë së shëndeit në Bujanoc.

Në kërkesën e paraqitur të grupit të këshilltarëve të Partisë Përparimtare Serbe Kuvendit Komunal të Bujanocit thuet, kohë më parë në rrjetet sociale është paraqitur fotografia e Sasha Arsiqit në uniformë pune, në vend të punës në shtëpinë e shëndetit me Mitraloz në dorë.

Për shkak se kjo foto është bërë në hapsirat e shtëpisë së shëndetit dhe se në prapavije shihet edhe një punonjës në uniform të ndihmës së shpejtë të Bujanocit, kërkojmë nga drejtori i shtëpisë së shëndetit në Bujanoc që të paraqes raportin mbi rrethanat e kësaj fotografie për shkak se fotografia ka ngjallur shqetësime tek qytetarët e komunës së Bujanocit nga njëra anë dhe nga ana tjetër është fakt i pakontestueshëm që punonjësi shëndetësorë në orarë të punës në vendin e tij të punës të fotografohet me Mitraloz në duar të tijë.

Duke patur parasysh se Sasha Arsiq është edhe anëtarë i Këshillit Komunal në komunën e Bujanocit që i shtonë peshë shtesë rrethanave të lartcekura, konsiderojë se kryetari i KK duhet që në mbledhjen e parë të Asamblesë Komunalë të Bujanocit ta fus pikën e propozuar në rend të ditës të Asamblesë Komunale të Komunës së Bujanocit, thuhet në kërkesën e nënshkruar nga shefi i gupit të këshilltarëve Nenad Mitroviç.

Lidhur me rastin në fjalë edhe partia Demokratike Shqiptare në një nga mbledhjet e KK ka kërkuar që të shqyrtohet kjo situatë por që është hudhur poshtë nga pozita qeverisëse.

Duke patur parasysh se Sasha Arsiq përveç se është anëtarë i Këshillit Komunal është edhe djali i zëvendës kryetarit të komunës së Bujanocit Stojança Arsiqit partner i koalicionit qeverisës në komunës e Bujanocit, mbetet të shihet nëse në mbledhjen e radhës të KK kjo kërkesë do të hyjë në rend të ditës./presheva.com/