SHPËRNDAJE

Një 70 vjeçarë nga fshati Muhoc komuna e Bujanocit sot në orët e mëngjesit ka pësuar aksident duke marrë lëndime të rënda trupore.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Tërrnoc – Breznicë, gjegjësisht në dalje të Tërrnocit afër Mullirit, kur shoferi i automjetit “Gollf 2” e ka humbur kontrollin dhe ka rënë disa metra nën rrugë, gjegjësisht në lumë.

Arsyejet e aksidentit nuk janë bërë të ditura, por supozohet se ka mundur të jetë edhe rruga e rrëshqitshme, ndërkohë që ekipet e policisë dhe ndihmës së shpejtë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

I lënduari me inicialet B.A arsimtarë i gjuhës shqipe në pension është transferuar për në Qendrën Klinike në Nish për shërim të mëtutjeshëm, por mësohet se ka lendime të rënda në kokë dhe gjendja e tij është kritike./presheva.com/