SHPËRNDAJE

Ditë më parë në rrjetet sociale të udhëheqësve të PVD-së janë postuar lajme të shumta sikurse edhe fotografi nga vizita e tyre në Gjermani. Postimet nuk kanë munguar edhe në rrjetin social të kryetarit të komunës së Bujanocit Shaip Kamberit i cili vizitën në Gjermani të shoqëruar nga kryetarja e degës së PVD-së Ardita Sinani dhe kryetari i KNSH-së Ragmi Mustafa e ka cilësuar tejet të rëndësishme por nuk ka dhënë hollësit e mbulimit të shpenzimeve të udhëtimit në të cilin, sipas të dhënave që ka siguruar presheva.com ka qenë edhe Rahim Salihi ish-shef i Kabinetit të Kamberit tash kryeshef i drejtoratit për investime kapitale të cilët drejt Gjermanisë kanë udhëtuar me makinë zyrtare të Komunës së Bujanocit.

Shtrohet pyetja përveç shpenzimeve të rrugës dhe shpenzimeve tjera, nëse në këtë udhëtim zyrtarë ka patur edhe shpenzime shtesë, sidomos të aranzhimit të takimeve?.

Në rrjetet sociale gjithashtu po bredhin edhe fotot e Organizatës “HK Personaldienst & Consulting GmbH” Organizatë e cila merret me shërbime personale dhe konsultime, ku shihet delegacioni nga PVD.

Këto foto i ka publikuar edhe vet kjo Organizatë, në postimin e të cilës thuhet ”Sot e kemi pas kënaqesine ta shoqërojmë delegacionin nga Lugina e Preshevës në bisedimet e tyre në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Bashkëpunimit për Ekonomi dhe Zhvillim të Republikës Federale të Gjermanisë. Situata e shqiptarëve në Luginën e Preshevës meriton shumë më tepër vëmendje në procesin politik” thuhet në postimin e Shoqatës.

Po e njeta shoqatë kohë më parë në Bujanoc ka prezantuar edhe programin e sajë për punësim në Gjermani, program i cili synon punësimin e të rinjëve të kualifikuar në infermieri në Gjermani.

Ajo që mbetet sekret është fakti se, sa ka kushtuar aranzhimi i delegacionit të PVD-së për takimet në institucionet Gjermane? Edhe pse jo për çmimin, presheva.com ka kontaktuar përmes msn këtë Shoqatë lidhur me punësimin dhe aranzhimin në Gjermani, ndërsa përgjigja e marë nga “HK Personaldienst & Consulting GmbH” ka qenë:

“Pershendetje dhe faleminderit per interesin ne HK GmbH. Ne ndermjetesojme infermier te diplomuar nga Kosova ne Gjermani. I diplomuar i bjen me Bachelor ose shkolle te mesme. Personat te cilet pranohen ne programin ton te ndermjetesimit, i dergojme ne kurse ne Prishtine, deri sa ta mbarojne B2. Aplikimin mund ta beni ketu: www.personaldienst.bayern Aty hyni te rubrika „Für Fachkräfte“ dhe ne „Jetzt beëerben“. C‘do te mire, Stafi HK GmbH” ka qenë përgjigja.

Ndërsa në pyetjen e një aranzhimi në institucionet lokale, Shoqata iu është shmangur përgjigjes. Rrjetet sociale janë mbushur përplot foto të kësaj shoqate, në këtë drejtim ka reaguar edhe kryetari i APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti, i cili në rrjetin e tij social ka shkruar, “SKANDALOZE “Plani Aksional” i pvd-së për largimin e të rinjëve nga Lugina.

Me paratë e taksapaguesve të komunës së Bujanocit, aranzhohen takime për largimin e rinisë. Kjo nuk është vetëm turpëruese, por edhe shumë e dhimbshme. Po ju vjen fundi edhe 5 muaj kanë mbetur!” ka shkruar Pajaziti./presheva.com/