SHPËRNDAJE

Në një zënkë që ka ndodhur mbrëmë në një kafene të qytetit rëndë është lënduar një mashkull i moshës 56 vjeçarë i cili me plagët e marra në gjoks, stomak dhe kokë urgjentisht është transportuar në Spitalin e Vranjës dhe më pas në Qendrën klinike në Nish, kanë bërë të ditur nga reparti i ndihmës së shpejtë në Bujnaoc. “I lënduari në repartin e dihmës së shpejtë në Bujanoc është sjellur pak para mesnate. Menjëherë është transportuar në Vranjë ku është diagnostifikuar pneumatoraks i cili mund të çojë në kolaps të mushkrive, dhe pacienti në përcjellje të ekipit tonë urgjentisht është transportuar për Nish, në repartin e kirurgjisë së gjoksit të Qendrës Klinike, ka thënë mjeku kujdestarë dr. Bejtula Ajeti, pë mediat lokale. Gjatë natës gjithashtu ka patur edhe një rast me fatalitet të një paciente e moshës rreth 80 vjeç. “Kemi marrë thirrje për intervenim në teren te një paciente e cila ishte në një gjendje kome, gjegjësisht shumë të vështirë. Bëhet fjalë për një paciente kronike të cilës menjëherë iu është dhënë terapia, por pas dy orësh është konfirmuar se ka vdekur “, ka thënë dr. Ajeti./presheva.com/