SHPËRNDAJE

Zhvillimet arsimore nëpër shkolla, ka  vite të tëra që flitet dhe përflitet në mënyrë të ndryshme. Por është interesant, kur flasin sipas tekeve të tyre që nuk i takojnë aspak shkollës.

Presheva.com gjatë një hulumtimi dhe bisedave me mësimdhënës nga shkolla të ndryshme ka arritur në përfundim se në raste të shpeshta lindin kontradikta kur nuk ja dimë vlerën notës, dhe kërkohet që notat e dobëta të ngriten në nota të larta (në pesa).

“Ky qëndrim nuk është aspak normal, prej njerëzve jo kompetent, duke përfshirë edhe disa arsimtar që janë pasiv në shkollë, që nuk zhvillojnë aspak njësi mësimore, por vetëm kanë interesin e tyre të marrinë një rrogë” është shprehur njëri nga mësimdhënësit e një shkolle në komunën e Bujanocit.

Sipas tij, këtë po e dëshmon edhe prezenca e këshilltarëve nëpër shkolla, ku shkollat po vlerësohen me nota dyshe, dhe në tër kolektivin zgjidhen vetëm dy arsimtar, që ora e tyre është mbajtur sipas kritereve të nevojshme të mësimdhënies.

Nga ana tjetër një mësimdhënës nga një shkollë tjetër shprehet se, “arsimtarët e zgjedhur për mbarvajtje të mirë mësimore, kritikohen se pse dëshirojnë të punojnë me nxënësit dhe pse jo të notojnë nxënësit paushall, siç po notohen nga shumica e mësimdhënësve.

Interesante është veprimi i disave që shprehen në letër dhe i vendosin në kutijat që janë vendosur nëpër shkolla, ku ankesat i kordinojnë me prindërit dhe nxënësit nëpër organe të ndryshme duke menduar se po ju bëhet e padrejtë”.

Sipas këtij hulumtimi dhe mendimeve të shumta të mëshimdhënësve, drejtorët e shkollave, duhet të jenë syçelë mos t’i mbyllin sytë sepse kanë përgjegjësi mbi punëtorët e tyre, dhe jo t’i ndëgjojnë fjalët e njerëzve të thjeshtë që nuk kanë të bëjnë aspak me punët e shkollës./presheva.com/