SHPËRNDAJE

Trupi Koordinues ka ndarë mjetet transferuese për tri komunat, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. ndërsa Bujanocit për këtë vit i kanë takuar 109,573,695 dinarë, ose 41.5 për qind të mjeteve të përgjithshme nga 264 milion, që është për 5.5 milionë më pak se vitin e kaluar. Kryetari i Trupit koordinues Zoran Stankoviq tha se, këtë vit është formuar komisioni për përgatitjen e kritereve për ndarjen e mjeteve të transferit në të cilin kanë qenë edhe përfaqësuesit e të tri komunave, bënë të ditur faqja e Trupit koordinues. Sipas kritereve të përcaktuara Presheva do të marrë 101,652,705 dinarë (38.5 përqind) kurse Medvegja 52,806,000 (20 për qind) të parave të përgjithshëm të cilat vijnë nëpërmjet Trupit koordinues nga buxheti Republikan të cilin komunat e përdorin për projektet e infrastrukturës. Në kryesinë e Trupit Koordinues u miratua edhe raporti mbi punën i këtij organit qeveritar për vitin paraprak si dhe aktivitete të reja për këtë vit. Përveç kryetarit të Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, Nënkryetarit, Sime Gazikalloviq dhe drejtoreshës së shërbimit të Trupit Koordinues, Daniella Nenadiq, në mbledhje kanë marrë pjesë edhe kryetarët e komunave dhe kuvendeve të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, si dhe deputetë popullorë./presheva.com/