SHPËRNDAJE

Pas grabitjes ditë më parë të një shitore me teknikë të bardhë në rrugën kryesore në Bujanoc, grabitësit në natën mes të enjtës dhe të premtës kanë qenë prap në kasion, ku kësaj radhe në shënjestër të grabitësve ishte përfaqësia e MTS-it në qendër të qyteatit, mëson Presheva.com. Edhe pse nga policia nuk është kumtuar asgjë zyrtarisht, grabitësit e kanë thyer xhamin e përparëm të derës së hyrjes, por një gjë të tillë e kanë deklaruar edhe dëshmitarët okularë, të cilët i kanë hasur pjestarët e ministrisë së punëve të brendshme pranë objektit të MTS-it, të cilët jozyrtarisht kanë theksuar për ngjarjen e grabitjes por jo edhe për dëmet e shkaktuara në brendësi. Punonjësit e MTS-it nuk kanë dashur që ta komentojnë ngjarjen, edhe pse disa telefona kanë munguar në ekspoziturën e telefonave. jozyrtarisht mësohet se i dyshuari për grabitjen e shitores së teknikës së bardhë ku janë marrë 2 TV dhe 3 fshesa elektrike është arrestuar pas gjysëm ore, por kjo informatë nuk është publikuar zyrtarisht nga organet e MPB-së, jozyrtarisht është mësuar se ai nuk është mbajtur nga policia sepse i ka kthyer gjësendet e vjedhura, por dy ditë më pas i njeti dyshohet se ka grabitur objektin e MTS-it.