SHPËRNDAJE

Banorët e fshatit Dobrosin përveç brengave të shumta që po përballen, sidomos kushtet e vështira socio-ekonomike, disa prej tyre janë të detyruar që ta durojnë edhe erën kundërmuese të një pusete të kanalizimit e cila për tre muaj rresht po qëndronë si një gërmadhe e mbushur me ujëra të zeza me një thellësi rreth dy metra, një rrezik edhe për kalimtarët e sidomos kafshët.

Ky banor i Dobrosinit nuk mund të qëndrojë në shtëpin e tij nga era e kanalizimit që del nga puseta e prishur para dyerve të shtëpis. Ai edhe pas tre muajve është në pritje të punëtorëve që ikën pasi nuk kishin kryer punën e duhur për të cilën kishin arhdur.

Në bisedë për presheva.com banori shprehet se, “Punëtorët e NP Komunalisë erdhën duart n’xhepa, as lopatë me veti nuk kishin patur, u desht unë me jav dhënë. Ishte ditë e Xhuma dhe unë shkova në Xhami pasi u ktheva pash se ata kishin ikur duke mos bërë asgjë për të cilën kishin ardhur dhe kishin lënë në këtë gjendje, u bënë 3 muaj që nuk janë dukur më” shprehet banori i Dobrosinit.

Një muaj më parë ai kishte patur rast vdekje dhe iu është dashur që ta improvizojë një mbulesë sa për ta kryer ceremonin e varrimit. Puseta rrezikon edhe kalimtarët sepse ka thellësi rreth 2 metra, ndërsa banori është detyruar që ta improvizojë një mbulesë sa për ti sinjalizuar kalimtarët që mos të vijë deri te më e keqja.

Banorët e Dobrosinit ankohen edhe për mungesën e investimeve nga Pushteti Lokal, 3 vite asnjë investim, thonë banorët./presheva.com/