SHPËRNDAJE

Arkeologët në Angli kanë zbuluar një bunar “të mallkuar”, që daton nga koha e Epokës së Mesjetës. Bunari është gjetur në një tokë private dhe duket të jetë shumë mirë i ruajtur, përkundër vjetërsisë së tij.

Legjenda thotë që Shën Anne, gjyshja e Jezu Krishtit, ishte larë në këtë bunar dhe kishte hedhur në të fuqi magjike, për t’i bekuar njerëzit të cilët e përdornin këtë bunar.

Ndër vite, bunari, i cili ka një sipërfaqe prej 2 metrash katrorë, është përdorur pikërisht për këtë qëllim.

Pas shumë vitesh kishte pasur një problem pronësor mes dy fqinjëve, në lidhje me pronën ku gjendej bunari, njëri prej fqinjëve e kishte mallkuar bunarin dhe pa kaluar shumë kohë fqinjit, në pronësi të të cilit kishte mbetur toka, kishin filluar t’i ndodhin shumë tragjedi, duke filluar me vdekjen e bashkëshortes, më pastaj edhe vdekjen e djalit, rënien në varfëri.

Disa vjet pas mallkimit, ai ishte gjetur i vdekur me kokë të përplasur për skajin e bunarit.