SHPËRNDAJE

Projektligji me të cilin institucionet e Kosovës do të provojnë tua ndalojnë shkuarjen e kosovarëve në luftën e Sirisë, ka sanksione shumë të qarta dhe shumë të ashpra.

Përveç atyre që shkojnë në luftë atje e që dënohen me 15 vjet burg, projektligji parashiko ndëshkime edhe për ata që e financojnë luftën dhe ata që përhapin propagandë për atë luftë.

Ata që mbledhin fonde për Siri, dënohen, shkruan Kosova Sot. Në njërin paragraf të këtij projektligji thuhet se edhe ata kosovarë që kanë dy shtetësi, përjashtohen. Dënimet janë prej 5 deri në 15 vjet burg.