SHPËRNDAJE

Autoritetet e Britanisë së Madhe kanë dënuar me burgim të përjetshëm një 29-vjeçar me origjinë arabe, i cili akuzohet se vrau me thikë një shtetase shqiptare në shtëpinë e kësaj të fundit.

Autori quhet Noo Mohammad, ndërsa viktimë ka mbetur Romina Kalaci, 32 vjeçe, e cila është ekzekutuar në shtëpinë e saj në Farnhead Road në 22 maj të këtij viti.

Mediat angleze shkruajnë se shqiptarja, e cila punonte si eskortë u gjet e vdekur një javë më vonë, pasi policia u detyrua ta hapte me forcë derën e saj të shtëpisë.

Romina ishte me dy shtetësi, italo-shqiptare dhe jetonte ne Britani që prej 2016 -ës. Ajo e reklamonte shërbimin e saj si eskortë edhe ne një website, mënyrë nga e cila kishte rënë në kontakt edhe me vrasësin e saj.

I riu i kishte shkuar në apartamentin ku banonte shqiptarja dhe kishte marre me vete edhe një thikë kuzhine.

Viktima u gjet me plagë në kokë e në trup, dhe gjatë hetimit gjykatësi e cilësoi sulmin si “kafshëror”. Pas krimit të tmerrshëm, ai u përpoq të fshihte telefonin dhe rrobat e tij dhe të pretendonte pafajësinë derisa nisi gjyqi. Gjetja e trupit të saj u bë pas alarmit që dhanë fqinjët se kishin ndjerë erë të rëndë të vinte nga banesa e saj.

/presheva.com