SHPËRNDAJE

Ky burrë ka disa vite që është i papunë.

Në kushte të tilla mjaft të vështira, jo vetëm për veten, por edhe për familjen, ai ka shkuar drejt një “zgjidhje” ekstreme.

Burri ka vendosur të shesë veten e tij në Facebook.

Igor Bellezza Fontana ka qenë më parë një kasap, ndërsa tashmë gjendet në shtëpi pa asnjë të ardhur.

Ai u detyrua ta mbyllë dyqanin e tij për shkak të krizës, e cila e ka goditur në mënyrën më të rëndë.

Italiani ka sqaruar se kërkon një punë të ndershme dhe jo punë që cënon nderin e tij.