SHPËRNDAJE

Busquets

Sergio Busquets ka zbuluar se vetëm Pep Guardiola mund ta largoj nga Barcelona
Sergio Busquets ka dridhur Barcelonën pas spekulimeve se Pep Guardiola do ta transferoj te Manchester City gjatë verës

Mesfushori spanjoll është titullar i padiskutueshëm tek Barcelona, qëkur debutoi nën urdhrat e Guardiolas, por tani mund ta lë Spanjën.

“Gjithmonë kam thënë që ka vetëm dy njerëz që mund të ma ndërrojnë bindjen për të mos u larguar nga Barcelona”, ka deklaruar ai

“Njëri nga ta është gruaja ime, ndërsa tjetri Guardiola. I kam shumë borxh dhe do të ishte nder për mua të punoj prapë me të. Por ai e di që skuadra ime është Barcelona dhe nuk besoj që do të ma kërkojë që të punoj me të”, ka theksuar ai.