SHPËRNDAJE

Reinhard Butikofer, i cili është kryetar i të Gjelbërve Evropian dhe eurodeputet, në rrjetin social “Twitter” e ka përshëndetur vendimin e Kuvendi të Maqedonisë për votimin e ndryshimeve kushtetuese dhe ka shkruar se vendi në vitin 2019-të duhet të marrë ftesë për BE dhe NATO.

“Maqedonia Veriut e plotësoi pjesën e saj. Iu falënderoj kryeministrit Zaev dhe shumë të tjerëve, duke përfshirë edhe RDM-në. Shpreso se edhe Greqia do ta respektojë premtimin e kryeministrit Tsipras. Të Gjelbrit do të punojnë dhe do t’i bindin qeveritë e BE-së se Maqedonia e Veriut duhet t’i marrë të dyja ftesat për BE dhe NATO në vitin 2019-të”, shkruan Butikofer.