SHPËRNDAJE

Kamomil

Çaji i kamomilit mendohet se mund tju ndihmojë në luftën kundër kancerit, pohojnë hulumtuesit, përmes përmbajtjes së kimikatit apigenin, i cili dobëson dukshëm qelizat e kancerit.

Sipas studiuesve nga Universiteti në Ohio kanë zbuluar që apigenini mund të ndalë aftësinë e qelizave të kancerit të gjirit për të jetuar më gjatë se qelizat normale, të ndalë përhapjen e tyre dhe t’i bëjë të ndjeshme në terapi.

Çaji nga kamomili, majdanozi dhe selino janë burimi më i madh i apigeninit, por ai mund të gjendet edhe në pemët dhe perimet e zakonshme në dietën mesdhetare. Kimikati që ka edhe veprim kundërinflamator vepron ashtu që u sugjeron edhe nutrientëve të tjerë të kenë efekt të ngjashëm në ndalimin e kancerit.

Gjithashtu ky është një çaj i cili ka vetinë për të rregulluar parregullsitë në ARN, molekulat që bartin informacione gjenetike, ndërsa janë përgjegjëse për 80 për qind të rasteve të kancerit.