SHPËRNDAJE

Ushtruesi i detyrës së Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, në emisionin Pressing në T7 ka folur për taksën në Rrugën e Kombit.

Ai ka thënë se nuk është faji i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, por i kryeministrit të kaluar, Sali Berisha.

Ndonëse Berisha vetë e kishte mohuar më herët vendosjen e taksës, Cakaj përsëri i lë fajin atij dhe nënshkrimit të kontratës me koncesionarin për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e autostradës.
“Fajin për nënshkrimin e kontratës me koncesionarin në vitin 2011 e ka qeverisja e kaluar”, ka thënë Cakaj.
“I gjithë ndërtimi i autostradës ka kushtuar 1.3 miliardë dollarë. Koncesionarit për mirëmbajtje i duhet të i shtojë 260 milionë dollarë.  Kjo ëpr shkak të ndërtimit të urës përmbi lumin Drin, rrugëve dytësore, 25.6 kilometra rrugëve me korsi shtesë. 16 km rrugë dytësore, ndriçimi etj…”, thotë ndër të tjera ai, por në fakt këto ndërtime ende nuk janë jetësuar.
“Taska e qarkullimit nuk arrin me i shlyer borxhet paraprake të qeverisë së kaluar”, thotë tutje Cakaj duke nënkuptuar se shuma që paguhet për qarkullim është e vogël.
Tutje Cakaj thotë se Rruga e Kombit ishte ndërtuar me borxhe dhe ajo ende nuk ka mbaruar.
“37% të parave janë marrë borxh nga qeverisja e kaluar për Rrugën e Kombit dhe ajo nuk ka mbaruar ende”
“Vetëm vitin e kaluar 1.73 miliardë dollarë janë shpenzuar për mirëmbajtjen e rrugëve në Shqipëri”, arsyetohet Cakaj.