SHPËRNDAJE

Gent Cakaj Ministër i Jashtëm i Shqipërisë,  në postimin e tij në facebook ka publikuar informatën rreth takimit me përfaqësuesit politikë dhe institucional të Luginës së Preshevës

Postimi:

“Sot pata nderin e veçantë të pres në takim zyrtar në Tiranë përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës!

Bashkëkombësit tanë në Serbi nuk janë vetëm një faktor margjinal por një aset shumë i vyer shoqëror e kombëtar. Ne do të vazhdojmë të artikulojmë shqetësimet e përbashkëta dhe të punojmë pakursyer në shërbim të mbrojtjes së të drejtave të tyre!

Mes të tjerash, ndamë pikëpamje të njëjta në një varg çështjesh:

Së pari, pasivizimi i vendbanimeve në Luginë të Preshevës nuk përbën vetëm qasje përjashtuese shoqërore por edhe dëmtim përmbajtësor të demokracisë atje;

Së dyti, njohja e teksteve mësimore në shkolla fillore e të mesme e përdorimi i papenguar i simbolebe kombëtare është jo vetëm në shërbim të ruajtjes së identitetit të tyre por eshe kusht i zhvillimit të përgjithshëm atje;

Së treti, përfshirja proporcionale në të gjitha nivelet e institucioneve shtetërore do të mbetet një kauzë që do t’i japim zë vazhdimisht e bashkërisht.

Jashtëzakonisht krenar me vullnetin e tyre për të tejkaluar dallimet e brendshme në shërbim të objektivave madhore kombëtare! ka shkruar Cakaj /presheva.com/