SHPËRNDAJE

Gent Cakaj nga Kosova është ‘de facto’ ministër i Jashtëm i Shqipërisë nga e mërkura, pas delegimit të detyrës së shefit të diplomacisë shqiptare nga Edi Rama. Cakaj në fjalën tij, ka thënë se akuzat në drejtim të tij, kanë qenë të pabaza dhe absurde.

Edi Rama ia delegon drejtimin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakajt (Video) “Të qenit drejtues i këtij institucioni me kompetenca të deleguara nga zotëri Edi Rama, është një start goxha i garantuar në dritën e zjarrit të akuzave të pa baza. Delegimi i kompetencave te një ministër 28 vjeçar nuk vë në diskutim masën e qëndrueshme të rezultateve dhe gamën e gjerë të sukseseve që kjo ministri ka pasur.

Mosha ime u konsiderua si faj dhe u përballa me një sërë akuzash”, tha ministri Gent Cakaj. Ai theksoi se puna që i pretë në Ministrinë e Jashtme është e madhe.