SHPËRNDAJE

Janë caktuar çiftet e Play Off-it në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Tetë skuadra nga Konferenca e Perëndimit dhe tetë të tjera nga Lindja do të synojnë triumfin në NBA.

Kampioni në fuqi Golden State Warriors që e përfundoi sezonin në pozitën e parë në Perëndim do të luaj ndaj Los Angeles Clippers.

Interesant në Konferencën e Perëndimit do të jetë edhe dueli mes Portland Trail Blazers dhe Oklahoma City Thunder.

Ndërkohë në lindja Milwaukee Bucks që përfundoi sezonin si e para do të ndeshen me Detroit Pistons.

Toronto Raptors do ta ketë përballë Orlando Magic, ndërsa dueli më interesant pritet të jetë ai mes Boston dhe Indiana Pacers.