SHPËRNDAJE

Ramos-Perez

Ish presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon ka treguar arsyet e përçarjes mes Florentino Perezit dhe Sergio Ramosit.

Ramon Calderon, ish-presidenti i Realit, mendon se Sergio Ramos është duke u ‘dënuar’ nga Florentino Perez për shkak se ishte kundër shkarkimit të Carlo Ancelottit.

Ramos është i pakënaqur me tretmanin në Santiago Bernabeu, derisa raportohet se mund ta kaloj te Manchester Unitedi gjatë kësaj vere.

“Është e qartë se Ramos nuk është i lumtur për shkak se presidenti nuk i ka ofruar atij vazhdimin e kontratës”, ka deklaruar Calderon për talkSPORT.

“Mua më duket se Ramos po pëson për shkak se ka mbështetur publikisht trajnerin Carlo Ancelottin, për të cilin nuk ishte dakord që u shkarkua. E njëjta gjë po ndodh me Iker Casillasin”, tha ai.