SHPËRNDAJE

Carvajal

Dani Carvajal ka folur për sfidën kundër Juventusit.

Mbrojtësi i Real Madridit, Daniel Carvajal, ka folur para duelit kundër Juventusit në Champions.

Carvajal deklaroi se skuadra e tij duhet të jetë e qetë para këtij dueli të rëndësishëm.

“Ne duhet ta mbajmë kokën e qetë, të jemi të durueshëm dhe të mos bëjmë marrëzira”, u shpreh Carvajal.

“Ne e dimë se një ndeshje futbolli zgjat 90 minuta. Ne duhet të mësojmë nga ndeshja në Torino”, shtoi mbrojtësi mbretëror.