SHPËRNDAJE

Dani Carvajal do të kteheht në stërvitje me skuadrën dhe do të jetë gati për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve
Trajneri i Real Madridit, Zinedien Zidane ka marrë një lajm shumë të mirë, para se të ja nis stërvitjeve për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit.

Kjo pasi, mbrojtësi spanjoll Daniel Carvajal ka marrë dritën e gjelbër për të nisur stërvitjet me pjesën tjetër të skuadrës.

Spanjolli kështu do të jetë gati për ndeshjen më të rëndësishme të këtij edicioni, kur më 3 qershor luajnë kundër Juventusit në Cardiff, në finalen e dytë radhazi.

Carvajal vitin e kaluar në finale ndaj Atletico Madridit, ishte larguar në fillim të pjesës së dytë, duke ia lënë vendin brazilianit Danilo.