SHPËRNDAJE
AFP_NS8CJ

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro, shpreson që Neymar do të bashkohet me kampionët e La Liga-s. Ai tha se shoku i tij në kombëtaren e Brazilit do të ishte gjithmonë i mirëpritur në klubin madrilen. Neymar, 25 vjeç, ka qenë i lidhur me Real Madridin, pavarësisht se është bashkuar me PSG-në nga Barcelona për një marrëveshje rekord botëror në gusht. Casemiro tha se donte ta kishte Neymar në “Santiago Bernabeu”, por këmbënguli se shoku i tij i ekipit ndërkombëtar ishte i lumtur në Paris.

“Ai është një yll, e di se çfarë po bën, është një lojtar i madh dhe do të jetë gjithmonë i mirëpritur te Real Madridi, – tha ai për “COPE”, pas barazimit miqësor të Brazilit me Anglinë, të martën. – Unë shpresoj që ai të vijë, por është i lumtur në klubin e tij”. Barazimi i Brazilit kundër Anglisë përfundoi një vit të mirë për lojtarët e trajnerit Tite, të cilët dominuan kualifikimin e “CONMEBOL” për të arritur Kupën e Botës. Casemiro tha se Brazili kishte një mundësi në “Rusi 2018” për ta fituar Kupën e Botës, por pranoi se kombëtarja e tij do të jetë në shënjestër të rivalëve: “Ne e dimë se në një Kupë Botërore, të gjithë duan të mundin Brazilin. Por, ne kemi një grup të madh”.