SHPËRNDAJE

ArtaBajrami

Këngëtarja Arta Bajrami ka vendosur që sivjet të mos ndalet me punë. Ajo do të vijë me shumë këngë, klipe dhe album.
Informacionet e Kosovares tregojnë se albumi i ri i saj do t’i ketë 10 këngë të reja, por do të ketë edhe disa këngë që janë lansuar kohëve të fundit.

Në album do të jenë dy balada, ndërsa këngët tjera ritmike.

Lansimi i albumit të ri pritet të bëhet nga gjysma e majit. Dy këngë do të realizohen me klip, një baladë dhe një ritmike.

Natyrisht, për sezonin e verës qysh tash ka filluar përgatitjet për projekte të reja, të cilat, pa dyshim, do të jenë surpriza të këndshme për fansat e saj.

Ndryshe, Arta po shijon suksesin e këngës së saj të fundit deri më tani “Provo Bitch”./ Kosovarja/