SHPËRNDAJE

Refugjat
Nëpër qendrën e pranimit për refugjatë në Preshevë çdo ditë nga Lindja e afërt arrijnë nga 5000 refugjatë, që qëndrojnë 7-8 orë deri sa të regjistrohen dhe vazhdojnë rrugën për në Evropë, ka deklaruar sekretari i kryqit i kuq në Preshevë Ahmet Halimi.

Halimi ka thënë se kryqi i kuq gjatë ditës së djeshme ka shpërndarë 3000 racione me ushqim, prioritet që kanë gratë, fëmijët dhe të sëmurët, ndërsa der në mesnatë janë shpërndarë edhe rreth 1000 racione, sa kishin ardhë refugjatë të rinj nga Maqedonia.

“Refugjatët vijnë në Preshevë në 24 orë brenda ditës, natën, ditën, në grupe me nga 100 deri 200 persona. Ekipi i kryqit të kuq punon në tre ndërrime pa ndërprerë. Të gjithë ata që kanë ardhë në Preshevë marrin kundesin, marin ushqim dhe letrat, i ndahen rrobe dhe këpucë ato që i kemi si dhe batanije. Deri tani nuk ka pasë incidentë” ka thënë Halimi. /presheva.com/