SHPËRNDAJE

“Nëse Hazard vazhdon të punojë në këtë mënyrë, me talentin e madh që ka, një ditë mund të fitojë Topin e Artë”. Ky është mendimi i Petr Cech, portierit të Chelsea-t në lidhje me shokun e tij të skuadrës Eden Hazard.

“Është gjithçka në duart e tij, por do të jetë e rëndësishme edhe ndihmha e shokëve të tij”, ka vijuar gardiani çek i “Bluve”.

Talenti belg ishte autori i një triplete në fitoren e djeshme 3-0 kundër Newcastle, fitore që i dhuroi kryesimin skuadrës së Jose Mourinhos.