SHPËRNDAJE

Mbrojtësi i djathtë i Southamptonit dhe Portugalisë, Cedric Soares ka arritur në Itali për të përfunduar transferimin e tij te Interi.
Gjatë fillimit të kësaj jave u përfol për një transferim befasues të mbrojtësit portugez te Interi.
Ndërsa, tani duket se saga e transferimit të tij po shkon drejt fundit dhe lojtari së shpejti do të zyrtarizohet si lojtar i Nerazzurrëve.

Cedric te Interi, të premten mbyllet marrëveshja?
Cedric është vërejtur duke u kontrolluar në zyrat e Komitetit Olimpik Kombëtar Italian (CONI) në Milano të premten në mëngjes për testet e tij mjekësore.

Testet mjekësore thuhet se kanë kaluar me sukses dhe lojtari mund të prezantohet gjatë ditës.
27-vjeçari do të vendosë lapsin në një marrëveshje huazimi deri në fund të sezonit.

Kjo marrëveshje me Southamptonin përfshin një opsion prej 11 milionë eurosh për të blerë përfundimisht.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu, Forca Inter!”, iu ka thënë Cedric gazetarëve duke qeshur në fund të testeve mjekësore.