SHPËRNDAJE

Bersant Celina, Manchester City

Gianni De Biasi nuk e ka mohuar mundësinë që t’i bëjnë ofertë Bersant Celinës që të luaj për Kombëtaren shqiptare
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, në një intervistë për Top Channel, ka folur për të riun e përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina.

Celina bëri debutimin me Machester Cityn në Premielrigë në vikendin që lamë pas. Kosovari, i cili shihet si një nga talentet më premtues në futbollin evropian, duket se i pëlqen tej mase edhe De Biasit.

Trajneri i Kuqezinjëve i vlerëson aftësitë e futbollistit dhe nuk përjashton mundësitë e përfshirjes së tij në skuadër.

“Celina është një nga talentet më premtues për të ardhmen. I ka të gjitha mundësitë edhe për të luajtur me Shqipërinë, por gjithësesi janë shumë pak minuta aktivizim për të. Jam i lumtur që Sadiku dhe Cikalleshi shënuan për skuadrat e tyre këtë fundjavë”, ka deklaruar De Biasi.