SHPËRNDAJE

Certifikatat mjekësore për kandidatët që janë të regjistruar të marrin patent shoferin dhe aftësim për armëbajtje tani e tutje ato mund të merren në Shtëpinë e Shëndetit Presheva në Preshevë. Drejtori i këtijë institucioni, Driton Salihu për portalin preshevacom ka konfirmuar se marrja e këtyre certifikatave shëndetësore u lehtëson qytetarëve kohën dhe anën materiale.

Sipas Salihut tani e tutje preshevarët për të mos shkuar në qytete tjera që të humbni kohë dhe për të bërë harxhime më shumë në të holla që të pajiseni me certifikatë mjekësore së shpejti ato mund ti kryejnë në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë.

Për tu informuar rreth orareve për tu pajisur me certifikatë aftësim për armëbajtje të interesuarit duhet të kontaktojnë Shoqatën e Gjyetarëve në Preshevë./presheva.com/