SHPËRNDAJE

Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, duke mos ndenjur duarkryq, gjegjësisht duke mos bërë si të tjetër, me letra dhe deklarata, është kujdesur personalisht që çështja e udhëtimit me pasaporta të Serbise për Shqiptarët e Luginës në drejtim të Republikës së Kosovës, të ngritet në instacat më të larta shtetërore të R.Kosovës.

Arifi gjatë ditës së djeshme ka realizuar një takim lidhur me këtë çështje me kryeparlamentarin Kadri Veselin, me zv kryeministrin Enver Hoxhaj dhe me kolonel Shaban Guda. Arifi pas takimit, në rrjetin e tij social ka bërë të ditur se ka marrë premtime që së shpejti do të gjindet një modalitet për Shqiptarët e Luginës sa i takon kësaj çështje.

Postimi i plotë i kryetarit të komunës së Preshevës Shqiprim Arifit:

“Sot pata takim me kryeparlamentarin z. Kadri Veseli, me zv kryeministrin z. Enver Hoxhaj dhe me kolonel z. Shaban Guda. Si temë kryesore ishte çështja e udhëtimit me pasaporta të Serbise për Shqiptarët e Luginës në drejtim të Republikës së Kosovës, gjithashtu u diskutua edhe statusi i Shqiptarëve të Luginës që jetojnë në Republikën e Kosovës.

Kolonel Guda na sqaroi se çështja e pasaportave është vetëm vazhdimësi e implemetimit të marrëveshjes së lëvizjes së lirë mes shtetasve të Republikës së Kosovës dhe Serbise e vitit 2011, ku me presionin e BE-së janë detyruar prap të zbatohet kjo marrëveshje, mirëpo kolonel Guda na premtoi që së shpejti do të gjindet një modalitet për Shqiptarët e Luginës sa i takon kësaj çështje” ka shkruar Arifi.

Ndërsa zv kryeministrin z. Enver Hoxhaj, pas takimit me Arifin ka shkruar se, Kosova duhet të insistojë në reciprocitet të plotë me të drejtat e pakicës serbe në Kosovë. Pa respektim të plotë të të drejtave të pakicave nuk mund të ndërtohet e ardhmja e rajonit.

Postimi i plotë i zv kryeministrin z. Enver Hoxhaj”

“Me mikun tim, Shqiprim Arifi, diskutuam për temat që Kosova i ka prioritet: të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Kosovën Lindore. Qytetarët e Luginës së Preshevës e kanë pasur dhe do të vazhdojnë ta kenë mbështetjen e institucioneve të Kosovës në realizimin dhe garantimin e të gjitha të drejtave të tyre.

Kosova duhet të insistojë në reciprocitet të plotë me të drejtat e pakicës serbe në Kosovë. Pa respektim të plotë të të drejtave të pakicave nuk mund të ndërtohet e ardhmja e rajonit.

Qeveria e re me PDK-në do t’i intensifikojë kontaktet e ndërsjella dhe është e gatshme të garantojë ndikimin e drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve në Luginën e Preshevës” ka shkruar Hoxhaj./presheva.com/