SHPËRNDAJE

Forumi Shqiptar për Zhvillimin Ekonomik në Serbi (AFEDS) ka nisur një aktivitet të rëndësishëm për evidentimin e të gjithë shqiptarëve në Medvegjë dhe rrethinë të cilëve u janë pasivizuar dhe shlyer adresat në vendbanimet e tyre.

“Njoftohen të gjithë banorët e Medvegjës, të cilëve u janë bërë padrejtësi në pasivizimin (fshirjen) e adresave në Medvegjë, dhe kudo në Serbi, për trajtimin e këtij krimi të organizuar, deportim administrativ në masë, ndaj një etnie autoktone, që t’i dërgojnë të dhënat e tyre personale: emër, mbiemër, adresën e vendbanimit në vendlindje, numrin e anëtarëve të familjes nëse jeni kryefamiljar ( të dhënat personale edhe për anëtarë të tjerë të familjes tuaj ) apo çfarëdo dokumentash që posedoni për këtë dukuri të paparë ndonjëherë, qoftë edhe fletë pagesat që ua keni paguar dhe nuk keni marrë përgjigjjen e duhur. Jeni të lutur që përmes: emailit:adresatefshira@hotmail.com ose duke i fotografuar me shumë kujdes, t’i dërgoni sa më parë.

Kjo çështje do të ngritet në institucionet ndërkombëtare në mënyrë profesionale, me shpresë që të gjejmë një zgjidhje sa me të shpejt”, thekson organizata AFEDS e cila është themeluar nga veprimtari Muharrem Salihu, e cila tani është inicuese dhe perkrahëse e trajtimit të kësaj dukurie./presheva.com/