SHPËRNDAJE

Meditimi para pasqyrës – secilës femër i sjell dashuri dhe siguri!

Kur jemi emocionalisht larg vetes, nëse ndaj vetes ndiejmë hidhërim, turp, faj apo inat, ato emocione i projektojmë edhe në raport me të tjerët.

Dëshironi të heshtni atë zë kritik, të dashuroni dhe ta pranoni veten ashtu siç jeni, provoni meditimin para pasqyrës, të cilin e ka shpikur mësuesja amerikane e meditimit dhe trajnere e transformimit, Moun D’Simone:

1. Meditimin fillojeni pesë minuta duke shikuar fytyrën tuaj në pasqyrë, tri herë në javë. Nëse dëshironi, lëshoni muzikë të lehtë ambienti.

Fokusohuni në frymëmarrje dhe qëndroni të pranishëm në moment duke përsëritur mantrën: “E dua veten, e pranoj veten, jam e sigurt”. Ritualin përsëriteni dy herë në javë.

2. Javën e ardhshme zgjateni kohën e meditimit në dhjetë minuta dhe bëjeni këtë pesë ditë në javë.

3. Kur t’i përfundoni dy veprimet e para, qëndroni lakuriq para pasqyrës e cila është mjaftueshëm e madhe që të shihet e gjithë figura juaj dhe përsëriteni të njëjtën mantër dhjetë minuta. Përmbajuni këtij rituali së paku një javë.

Është e mundshme që ditët e para, si nën thjerrëz, do t’i vëreni të metat tuaja. Në atë moment kur të bëheni të ndërgjegjshëm për mendimet tuaja negative, mbani qëndrim posaçërisht të butë ndaj vetes.

Mendimet vendimtare dhe negative nga dita në ditë do të zbehen, derisa në pasqyrë të mos shihni personin e mrekullueshëm i cili ju buzëqesh.