SHPËRNDAJE

Era e keqe e gojës cila në mjekësi quhet halitosis, mund të jetë e shkaktuar me higjienën e keqe të zgavrës së gojës, por po ashtu mund të jetë edhe shenjë e një varg problemesh të tjera shëndetësore.

Era e keqe po ashtu mund jetë e shkaktuar nga ushqimi që hani dhe shprehitë e tjera të pashëndetshme jetësore.
Besojeni apo jo, edhe uji për shpëlarje të gojës mund të shkaktojë erën e keqe, edhe pse është prodhuar për të penguar këtë dukuri. Në të vërtetë ai herë-herë përmban alkool, ndërkaq alkooli than zgavrën e gojës, gjë që mund të shkaktojë erën e pakëndshme.

Hundët e zëna

Për shkak të hundëve të mbyllura merret frymë nëpërmjet gojës. Kjo shkakton tharjen e indeve të gojës dhe ndal rrjedhën e pështymës. Rezultat i kësaj është grumbullimi i baktereve, të cilat shpesh shkaktojnë erën e keqe.

Ëmbëlsirat

Bakteret adhurojnë sheqerin dhe grumbullohen në gojë, andaj kini kujdes me ëmbëlsirat.

Proteinat e tepërta, karbohidratet

Kur trupi detyrohet të përpunojë pjesë të mëdha proteinash, shfaqen proceset përcjellëse në trup të cilat mund të shkaktojnë erën e keqe. Era e këtillë vjen nga lukthi dhe mund të jetë shumë e pakëndshme.